Siguro shtëpinë, në rast tërmeti merr...300 mijë lekë

Siguro shtëpinë, në rast tërmeti merr...300 mijë lekë

Tërmeti nuk është diçka për të qeshur, por e tillë është shuma e ofruar në rast dëmtimi të shtëpisë, e reklamuar këto ditë nga një bankë dhe një shoqëri sigurimesh në Tiranë. Një bankë e nivelit të dytë ofron për klientët e saj mbulim për dëmtime nga tërmetet – mundësuar nga shoqëria X në bashkëpunim me një fondacion dhe një program të qeverisë zvicerane. Polica e sigurimit do t’i jepet falas 300 klientëve të parë që financohen me kredi pranë Bankës së nivelit të dytë.

Kjo policë i mundëson të siguruarve individë një pagesë të menjëhershme fikse prej 300,000 lekë në rast të dëmtimit të plotë të banesës nga tërmeti. Për vitin e parë primi i kësaj police do të mbulohet 100% nga Banka. Duke filluar nga data 5 Shtator 2017, 300 klientë të Bankës mund të kenë sigurimin e tyre nga tërmetet falas për një vit. Pas vitit të parë klientët mund të zgjedhin nëse duan të vazhdojnë mbulimin e drejtpërdrejtë me kompaninë e sigurimeve X.

Shërbimi mundësohet nga Programi i Sigurimit të Rrezikut nga Katastrofat Natyrore në Europën Juglindore, financuar nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe nga Banka Botërore. Ky program synon ndërgjegjësimin e popullatës për sigurimin e pronës ndaj tërmeteve. Për shkak të pozicionit gjeografik Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet si pasojë e aktivitetit të lartë sizmik. Studimet më të fundit e vendosin Shqipërinë ndër vendet më të rrezikuara të rajonit së bashku me Greqinë dhe Turqinë.

Megjithatë vetëm një pjesë e vogël e popullsisë kryen këtë lloj sigurimi. Autoritetet dhe institucionet ndërkombëtare po bëjnë thirrje që popullatat në vende si i yni të sigurojnë pronat nga tërmetet pasi përndryshe pasojat ekonomike dhe sociale do të ishin të rënda.

Në fakt një sigurim i tillë nuk i përgjigjet aspak vlerës së çmimeve të banesave në Shqipëri, ku me 300 mijë lekë nuk mund të blesh më tepër se 3 metër katror pronë të paluajtshme. Në vend të sensibilizimit, këto lloj fushatash iu heqin dëshirën njerëzve të sigurohen në rast katastrofash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy