Demush Shasha: Mini-shengeni nuk është rruga e duhur për të ecur përpara

Demush Shasha: Mini-shengeni nuk është rruga e duhur për të ecur përpara

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama në Samitin e Berlinit nuk i ka kursyer kritikat ndaj BE-së duke thënë se po e shuan flakën e shpresës tek e ardhmja. Ndërkohë disa ditë më parë në Samitin e Prespës në Ohër, Rama tha se nuk është e nevojshme që të pritet Bashkimi Evropian për të forcuar lidhjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me mini-shengenin ballkanik dhe zhvillimet e fundit në rajon analisti dhe drejtori egzekutiv i Institutit EPIK Kosovë Demush Shasha tha për edicionin e lajmeve të MCN TV se mini-shengeni ballkanik nuk është rruga e duhur për të ecur përpara, ndërkohë që shtoi se vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u duhen nga 40-200 vite që të arrijnë mesataren e nivelit ekonomik të banorëve të BE.

Intervista e Shashës:

Z. Shasha a i duhet Ballkanit Perëndimor ky mini-shengen?

Shasha: Për vendet e Ballkanit Perëndimor patjetër sepse duhet të sigurojnë bashkëpunim të afërt mes tyre. Është diçka që është në interes të qytetarëve dhe bizneseve të Ballkanit Perëndimor. Vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u duhen nga 40-200 vite që të arrijnë mesataren e nivelit ekonomik të banorëve të BE. Në këtë drejtim duhet të kenë bashkëpunim mes tyre. Sidoqoftë ideja e mini-shengenit që u lansua në 2019-ën nuk ka qenë dhe nuk është rruga e duhur përpara. Rruga e duhur është procesi i Berlinit. Dje në samitin e Berlinit u diskutua tregu i përbashkët rajonal.

A i jepni të drejtë Kosovës që e ka kundërshtuar?

Shasha: Patjetër. Kosova ka thënë që iniciativa e mini-shengeneit është e gabuar dhe nuk do ta shohë dritën e suksesit. Ajo është treguar konsistente për bashkëpunimin rajonal, por në drejtim të procesit të Berlinit. Kosova është në të drejtë që ka refuzuar mini-shengenin që prej fillimit.

Ndalemi së fundi dhe tek dialogu Kosovë – Serbi. Sa të mundshme e shihni një marrëveshje përfundimtare mes 2 vendeve?

Shasha: Kanë 10 vite që zhvillojnë dialog. Në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë u deshën 30 vite për ta ardhur në një dialog të suksesshëm dhe dua të them që është vështirë të jesh optimist për dialogun Kosovë-Serbi. Por kemi një situatë unike sepse edhe në Serbi edhe në Kosovë ka shanse për progres të ndjeshëm. Viti 2022 mund të jetë një dritare e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Me marrjen e Presidencës së BE-së nga Sllovenia si e mendoni vijimësinë e procesit integrues të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në këto 6 muaj?

Shasha: Sllovenia është vend që ka një histori të gjatë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe le të jemi me shpresë që në këto 6 muaj do të fillojnë negociatat. Jam optimist dhe besoj që gjatë presidencës sllovene do ketë çelje të negociatave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy