Koronavirusi/ Milano merr masat, mbyllen shkollat dhe teatrot

Koronavirusi/ Milano merr masat, mbyllen shkollat dhe teatrot

Milano mbyllet në përpjekje për të mbrojtur veten nga koronavirusi i cili tani ka mbërritur në qytet me rastin e parë të konfirmuar.

Nga shkollat te teatrot, muzetë, kinematë, baret dhe klubet e natës nga 18:00 deri në 6: 00 të gjitha të mbyllura për 7 ditë, të cilat madje mund të bëhen 14, sipas procedures qe ndoqi Rajoni i Lombardisë, i cili parashikon pezullimin e ngjarjeve ose iniciativave të çfarëdo natyre, ngjarjesh ose çfarëdo forme takimesh në një vend publik, përfshirë ato kulturore.

Pas kësaj njerëzit dynden në supermarkete për të mbushur karrocat e tyre me ushqime dhe në markete duken vetëm rafte të zbrazur.

Shfaqjet janë pezulluar gjithashtu në Piccolo Teatro deri në njoftimin e mëtejshëm; pastaj u mbyll Hangar Bicocca dhe muzeu i Gallerie d’Italia.

Edhe monumenti simbolik i qytetit, Duomo, do të mbetet i mbyllur për turistët si masa paraprake deri më 25 shkurt.

Besimtarët do të jenë në gjendje të hyjnë për t’u lutur, por nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në tubimet tjera që janë pezulluar deri në një datë për t’u përcaktuar, siç njoftoi kryepeshkopi i Milanos, Imzot Mario Delpini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy