Mbi 50 të vdekur nga zjarret në Kaliforni, pamjet me dron tregojnë Paradise që është kthyer në "ferr" (VIDEO)

Mbi 50 të vdekur nga zjarret në Kaliforni, pamjet me dron tregojnë Paradise që është kthyer në "ferr" (VIDEO)

Mbi 50 vetë janë konfirmuar të vdekur deri tani nga zjarret në Kaliforni.

Ekipe zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me flakët, ndërkohë që dhjetëra mijëra banorë janë zhvendosur dhe ende ka qindra të zhdukur.

Punonjësit e ndihmave po kërkojnë mes rrënojave që ka lënë pas zjarri:

Shumë nga të vdekurit janë gjetur në makina të djegura si dhe në ndërtesa të shkatërruara në qytetin Paradise në Kaliforninë veriore.

Zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës me flakët që kishin përfshirë një sipërfaqe prej 50 mijë hektarësh.

Ndërkohë pamjet e filmuara me dron tregojnë dëmet që janë shkaktuar nga zjarri, që autoritetet lokale po e cilësojnë si shkatërrimin më të madh në historinë e këtij vendi.

Shtëpi të shkatërruara, vetura të bëra shkrumb e hi dhe gjithçka tjetër përreth lagjeve është zhdukur nga “faqja e dheut” nga zjarri që është përhapur në Kaliforni.

Vendi që më së shumti është prekur është qytetit Paradise në pjesën veriore të Kalifornisë, ku e gjithë zona është shndërruar në gërmadha.

Raportohet se deri më tani nga zjarri janë 7,500 shtëpi dhe objekte tjera afariste janë shkatërruar plotësisht.

Pas gjashtë ditëve kaotike, vetëm 35 për qind e zjarrit është fikur kurse më shumë se 200 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

ABC10 ka arritur me dron të filmoj pasojat e zjarrit në Paradise, vend ky ku mbi 27 mijë banorë janë detyruar t’i braktisin shtëpitë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy