Fondet për bashkitë e opozitës, Haxhimali: Qeveria nuk mbështet kryetarin, por qytetarin. Bashkitë kanë falimentuar (VIDEO)

Fondet për bashkitë e opozitës, Haxhimali: Qeveria nuk mbështet kryetarin, por qytetarin. Bashkitë kanë falimentuar (VIDEO)

Agron Haxhimali, ekspert për pushtetin vendor në studion e lajmeve në MCN TV komentoi lidhur me fondet për bashkitë e opozitës për të cilat u shpreh se këto bashki Rama nuk i ka mbështetur edhe më herët.

Ai tha se deklarata e Ramës se nuk do mbështesë me fonde kandidatët e bashkive të koalicionit “Bashkë fitojmë” është e papranueshme dhe se qeveria nuk mbështet kryetarin por qytetarët. Sipas tij, Rama fondet që caktohen me ligj do ti japë, ndërsa theksoi se bashkitë kanë falimentuar edhe pse buxheti është rritur.

Deklarata nga pikëpamja politike është diçka që Rama e ka bërë qëkur ka ardhur në pushtet. Pothuajse 28 bashki të opozitës Rama nuk i mbështeti në atë kohë në raport me bashkitë socialiste dhe kjo është një deklarata skandaloze dhe prandaj i bëj thirrje shoqërive civile, institucioneve që monitorojnë zgjedhjet, të ndërhyjnë sepse deklarata të tilla nuk i shërbejnë as paqes dhe as demokracisë. Të deklarosh se nuk do financosh bashkitë që si përkasin partisë tuaj është e patolerueshme. Bashkitë duhen mbështetur me fond nga kushdo qeveri. Çfarë do të thotë ai me këtë se Shkodra do të rrijë pa asnjë shërbim, i kemi parë këto çështje, por jam i shqetësuar që e dëgjoji dhe në 2023 këtë deklaratë. Diskursin politik e kemi si para 30 vitesh dhe për këtë ndjej dhimbje kur e dëgjoj.

Në vijim ai shtoi se qeveria jep para për projektet, por Rama siç e deklaron ashtu dhe vepron, por unë Bardh Spahias i them se nëse ka shqetësime të tilla ndaj kryeministrit duhet të reagojë më shumë në publik dhe tu tregojë realitetin qytetarëve sepse vetëm kështu duhet të kuptohet kjo sjellje e pahijshme nga vetë qytetarët apo ndërkombëtarët.

Çfarë ju takon me ligj bashkive, Rama do ju japi, por duhet parë se çfarë do të ndodhë sepse pas dy vitesh mund të ndodhë rokada dhe për mua kjo është e papranueshme. Bashkitë sot janë të falimentuara sepse ne kemi rreth 20 bashki me probleme financiare. Edhe pse buxheti për bashkitë është rritur, akoma qytetarët nuk janë të akomoduar as me cilësinë dhe as me sasinë e shërbimeve. Kjo është një enigmë e madhe që paratë e buxhetit për bashkinë rritet dhe sasia dhe cilësia mbeten në nivele shumë të ulëta. Kjo do të thotë se i gjithë sistemi nuk po funksionon mirë dhe se Shqipëria duhet të dalë nga ky udhëkryq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy