Një skandal në qendër të të cilit janë të burgosur shqiptarë është zbuluar së fundmi në burgjet britanike.

Të burgosurit shqiptarë kanë pohuar se u kanë paguar deri në 2 mijë paund gardianeve femra të burgut, për të kryer marrëdhënie seksuale në qelitë e tyre.

Sipas “The Sun”, ky fakt ka dalë në dritë pas një investigimi të bërë së fundmi dhe ku janë bërë publike një sërë mesazhesh mes të burgosurve në një bisedë në TikTok nga një qeli burgu.

“Ne shqiptarët kemi bërë seks me oficere burgu për 2000 £", tha një i dënuar shqiptar, Eugert Merizaj, i cili po vuan dënimin me 32 vite burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali droge.

Merizaj sipas “The Sun” mburret se kishte “kishte lidhur një gardiane me një tjetër të burgosur”. Ai pohoi gjithashtu se është përpjekur që të shmangte takimet për të kryer marrëdhënie seksuale me stafin e burgut me qëllim që të mos shtonte vitet e tij të dënimit.

Merizaj foli edhe sesi gardianet femra i kanë hyrë në dhomën e tij për ta zgjuar për mëngjes dhe kanë kontrolluar dhomën e tij.

Këto akuza të reja pasojnë videon tronditëse të publikuar një muaj më parë, e cila tregon një oficere burgu duke bërë seks me një të burgosur në qelinë e tij në burg në Ëandsëorth.

Sipas ekspertëve, ky është një problem kombëtar ndërsa kriza e personelit çon në rritje të numrit të oficereve të punësuara në role të cenueshme të vijës së parë.