Mbahet sot protesta e tetë para Bashkisë së Tiranës e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita në lidhje me dosjen “5D”.
Gazetari Andon Kello në një lidhje me MCN Live shprehet se në terren shihen forca të shtuara policore të cilat do të sigurojnë mbarëvajtjen e protestës.
Pranë bashkisë shihen edhe autobote, të cilat mund të përdoren në rast se tensionet shtohen.
Ai tha se protestat e shkuara ishin të tensionuara, me hedhjen e molotovëve drejt godinës së bashkisë dhe përpjekje për të shkulur gardhin metalik të vendosur rreth bashkisë, një skenar i cili pritet të jetë po i njëjti dhe sot.
Ndodhemi para bashkisë së Tiranës ku pritet të mbahet protesta e 8 e opozitës kundër Veliajt dhe aferën 5D. Sigurisht si protestë nuk pritet ndonjë skenar ndryshe, masat janë marrë dhe pjesëmarrja mbetet modeste në nivelet që ka qenë dhe në protestat e kaluara.
Protestuesit janë pozicionuar në hije, ndërsa dy kordonë policie janë vendosur para bashkisë me një gardh metalik të fiksuar me asfaltin. Dy kordonë policie te i pari janë policët e rendit dhe në të dytin forcat speciale. Deri tani shihet vetëm Dorian Teliti.
Më tej ai shtoi se një tjetër çështje ka qenë dhe celebrimi i dy vajzave në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku në reagimet e tyre qytetarët e pranishëm në protestë e kanë konsideruar një turp.
Maretsa gay skandali më i madh i kombit shqiptar. Ne jemi shoqëri tradicionale dhe kjo është bërë me qëllim në bashkinë e Tiranës, kjo shkatërron moralin e bashkisë së Tiranës. Ceremonia mbi tarracën e bashkisë skandali më i madh. Ndodh sepse kemi në krye të bashkisë një lavir dhe laviri prodhon lavire. Turp i botës që kombi shqiptar të arrijë në atë nivel.



