Pedagogu i Universitetit Internacional në Tokio, Medlir Mema u shpreh në edicionin e lajmeve në MCN TV se nuk beson se do të ketë armëpushim Rusi-Ukrainë, pasi të dyja palët kanë hapësira për arritjen e objektivave.
Nuk mendoj se do kemi armëpushim. Në përgjithësi kur ka marrëveshje ndodh kur njëra prej palëve ka asimetri forcash. Ukraina tani është e bindur që mund t’i mbijetojë kësaj khasapane. Rusët janë në pritje të armatimeve nga çeçenët dhe Bjellorusia. Nga të dyja palët ka hapësirë që të arrijnë objektivat respektive. Gjermania mund të jetë fajtore këtu, sepse prej vitesh ka pretenduar që Rusia nuk përbën rrezik, duke u varur nga linjat e gazit”, tha ai.
Duke folur në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në BE, Mema tha se një vendim i tillë mund ta komplikonte më tepër situatën, pasi është i papranueshëm për palën ruse. Pedagogu u shpreh se Shqipëria duhet t’i rishikojë shpenzimet për mbrojtjen pasi s’mund të jetë veçse një vend ku vendoset një çadër ushtarake.
Shqipëria nuk luan rol në fushëbetejë njësoj me Gjermaninë, por Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku vendoset një çadër ushtarake dhe kaq. Kontributet e Shqipërisë janë të pakta. Shqipëria duhet të bëjë të njëjtën gjë si Gjermania. E kuptoj që s’jemi një fuqi, por ekonomia shqiptare duhet të rritet në atë masë që të investohet në mbrojtje”, tha ai.
Duke u ndalur te ndikimi i konfliktit Rusi-Ukrainë në Azi, Mema tha:
Kina duhet të konsiderojë nëse kjo që ndodhi në Ukrainë mund të ndodhë në Tajvan. Ish-kryeministri i Japonisë Abe përmendi për herë të parë dje, se ndoshta është mirë të lejojmë instalimin e armëve nukleare amerikane në Japoni. Pushtimi rus në Ukrainë ka pasoja mbarëbotërore”.



