
Qeveria e Maqedonisë, ka vendosur të nisë ndryshimet Kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Në prag të këtij procesi qeveria ende nuk ka konfirmuar nëse është arritur shumica e votave. Ndërkohë opozita vijon kundërshtimet dhe thotë se po shkelet e drejta e qytetarëve.



