Planifikonte sulme në Gjermani, arrestohet në Turqi serbi i ISIS’-t

Planifikonte sulme në Gjermani, arrestohet në Turqi serbi i ISIS’-t

Adnan Shutkoviç, shtetas i Serbisë i cili i ka përgjakur duart si luftëtar i ISIS-it, është arrestuar në Turiq, ku nga atje kishte planifikuar të shkojë në Gjermani dhe atje të kryej sulm terrorist.

Shutkoviç është arrestuar në shoqëri të Zulhajrat Seadinit, terroristit të lindur në Maqedoni, me të cilin në Turqi kishte hyrë nga Siria, ku kanë luftuar në anën e Shtetit Islamik.

Sipas mediave serbe, ata të dy që një kohë të gjatë kanë fletarrest nga Interpoli, transmeton lajmi.net.

Shutkoviq ka jetuar në Hamburg, derisa Seadini para shkuarjes në Siri kishte jetuar në Bremen.

Të dy terroristët planifikonin që me operacione estetike dhe transplantim të flokëve t’iu shmangnin policisë turke dhe asaj të vendeve të BE-së, shkruan “Bild”.

Shërbimet informative gjermane dyshojnë se Shutkoviq dhe Seadini kishin marrë direktiva nga udhëheqësit e ISIS-it që të kthehen në Evropë dhe atje, me siguri në Gjermani, të kryenin sulme terroriste.

Me rastin e arrestimit, Shutkoviq ju kishte thënë policëve turke se ai është Aleksandar Mitiç.

“Unë jam serb, jam Aleksandar Mitiq”, kishte thënë ai.

Po ashtu kishte thënë se në Turqi ka shkuar që “t’i mbjellë flokët dhe të duket me bukur”.

“E kam zgjedhur Turqinë, sepse ky tretman është shumë me lirë sesa në Hamburg”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy