Publikimi i pagave, Murrizi: U zbulua ‘marrëdhënia’ e bashkëshortit të Joridës me njerëzit e Ramës

Publikimi i pagave, Murrizi: U zbulua ‘marrëdhënia’ e bashkëshortit të Joridës me njerëzit e Ramës

Ish-deputeti Myslim Murrizi në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se nga dalja e të dhënave vërtetoi atë për të cilin foli në tre vite në Kuvend se këta janë të gjithë bashkë.

Ai u shpreh se nuk sheh ndonjë vjedhje në të gjithë këtë rrjedhje të dhënash, por e habit fakti se e gjithë ajo luftë formale politike që bëhet, kur në punë bashkëshorti  Joridës së Bashës punon me njerëzit e Ramës.

Nga ky shpërthimi i kapakut të pusetës shoh se në 25 vite ka pasur një marrëveshje dhe shkelje sysh mes palësh. Nuk e di pse shqetësohen institucionet. Nuk e shoh problem daljen e kartave në treg më shumë se sa ky pisllëk në vetvete. Ça ka nxjerrë zbuluar kjo në syrin tim? Ka nxjerr atë që unë kam deklaruar prej vitesh në kuvend që këta janë bashkë.

Vëllai i Hasanit bën ministër Hysenin. Bashkëshortja nuk e ka të ndaluar të punojë, por më habit gjithë ajo luftë formale politike që bëhet kur një bankë e nivelit të dytë ka kryetar të këshillit mbikëqyrës bashkëshortin e Jorida Tabakut, ndërkohë që aty punoka dhe bashkëshortja e Englit Ramës, te Jorida, Bashës. Vëllai i deputetit të Bashës që tani është i Berishës paska qenë këshillojs dhe po ti shikosh nuk vë re ndonjë vjedhje apo dalje të një informacionit.

I pyetur nëse e beson tezën se dalja e të dhënave po bëhet për të hequr vëmendjen nga afera me inceneratorët Murrizi tha se nuk e beson diçka të tillë, pasi sipas tij nuk ka pse ndikohet drejtësia në tollovinë mediatike apo politike. Ai shtopi se të paktën shpreson që kjo të mos ndodhë sepse do ishte disfatë për këtë drejtësi

Një ish ministër që arrestohet nuk është rasti i pari, ky është i dyti. Nuk besoj e diçka të tillë, sepse pushtetet janë të ndara, nuk ka pse ndikohet drejtësia në tollovinë mediatike apo politike, për të dhënë opinion drejtësia. Ajo çon njerëz pas hekura nëse e fakton. Nuk besoj se hiqet vëmendja nga jo pak denoncime me afera të mëdha korruptive që janë drejtuar në SPAK dhe nuk duhet të ndodh sepse do dështonte besimi i qyfterëve që drejtësia të ndikohej nga politika. Nuk duhet të ndodh sepse do ishte disfatë për këtë drejtësi. Ka kallëzim për inceneratorët apo diçka tjetër duhet të vazhdojë rrugën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy