
Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në pjesën më të madhe të vendit. Paraditja do të dominohet nga kthjellime, më të theksuara përgjatë vijës bregdetare.
Në orët e pasdites dhe në vijim parashikohet shtim i vranësirave në territor, të cilat do të jenë më të dukshme në skajin jugor të vendit, ku priten edhe reshje të dobëta dhe lokale shiu.
Ndërkohë, zonat bregdetare do të vijojnë të mbeten kryesisht nën ndikimin e motit të kthjellët. Sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë një rritje të lehtë.
Vlera minimale pritet të regjistrohet në qytetin e Ersekës, rreth 3°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23°C në disa prej qyteteve të zonës së ulët të vendit.



