
Italia ka shënuar numrin më të ulët të vdekjeve që nga 15 tetori i vitit të kaluar. Në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin janë regjistruar vetëm 44 vdekje nga Covid-19 (dje ishin 83).
Numri i rasteve të reja sot ishte 2 949, më pak se 3 351 që u regjistruan dje, sipas shifrave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë.
Rastet pozitive dolën nga 164 495 teste të kryera. Shkalla e pozitivitetit është 1.8%, nga 1.3% dje.



