Aksioni opozitar, Kume: Pritet përshkallëzim, çështja e grevës së urisë nuk është opsion (VIDEO)

Aksioni opozitar, Kume: Pritet përshkallëzim, çështja e grevës së urisë nuk është opsion (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume në MCN Live ka komentuar aksionin opozitar për të cilin u shpreh se pritet që të kemi një përshkallëzim të qëndrimit të opozitës.

Ai tha se një nga skenarët është që pas flakadanëve të hidhet gaz lotsjellës në Kuvend, ndërsa shtoi se çështja e grevës së urisë nuk është opsion. Sipas tij, kjo situatë anormale po kthehet në një normalitet në Kuvend.

Siç e kemi diskutuar grupi i Gazmend Bardhit dhe Berisha kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse kërkesat e tyre për komisionet hetimore nuk reflektohen. Në informacionet e mia nesër grupi parlamentar i Partisë Demokratike do ketë një tjetër mbledhje për të rakorduar aksionin e seancës së ditës së hënë ku në fokus është projektbuxheti i vitit2024. Ajo që pritet është përshkallëzimi i aksionit të opozitës, është parë që se kanë bllokuar dot me flakadanë dhe nga informacionet e mia mund të ketë përdorim të gazit lotsjellës.

Ditën e djeshme garda ka bërë prova të vazhdueshme në kryesinë e kuvendit për të detektuar këto flakadanë ne gazin lotsjellës. Nuk duhet të harrojmë se herën e fundit kur është përdorur gaz lotsjellës kanë përdorur disa mënyra alternative për ta fshehur. Do tentohet sërish mënyra sepse janë në një luftë që garda nuk do i lejojë dhe deputetët që hulumtojnë mënyra alternative se si ti fusin këto mjete në kuvend përsa kohë që kërkesat e tyre nuk reflektohen.

I pyetur se është folur për grevë dhe protesta nëse ka ndonjë vendimmarrje, Kume tha se ende nuk po shihen si opsion të paktën për këtë vit duke qenë se kanë mbetur dhe shumë pak seanca plenare. Ai tha se ndoshta këto alternativa janë lënë për vitin tjetër.

‘Në mbledhjet  e grupit të PD që bëhen dhe që janë shpeshtuar ka propozime të ndryshme nga deputetë dhe një prej tyre është greva apo ngujimi. Nga diskutimet që janë bërë çështja e grevës nuk është për momentin një opsion sepse argumenti që është dhënë është se për këtë vit mund të kenë ngelur dhe diku te 3 seanca dhe në këtë kontest në një farë mënyre u ikën aksioni politik kot se për tre seanca nuk është se pengojnë ndonjë gjë të madhe.

Dhe në këtë kontekst e kanë lënë mbase për vitin e ardhshëm nëse nuk ka një reflektim në ato që kërkojnë. Në një nga bisedat e Berishës me deputetë ka thënë se sa po kemi nisur protestën tonë dhe s’mund të kalojmë në atë që konsiderohet si akti i fundit pra greva. Për këtë vit as protesta nuk është folur, është duke u përgatitur terreni, por jam pak skeptik në këtë sepse ky anormalitet duket sikur ka krijuar një normalitet në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy