
Rusia do të rihapë aksesin në portet e Ukrainës nëse Perëndimi heq sanksionet e eksportit.
Një deklaratë e tillë u bë nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko për Interfax.
Rudenko tha se shkaku i parë i krizës ushqimore janë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, të cilat sipas tij pengojnë lirinë e tregtisë, veçanërisht në produktet ushqimore, duke përfshirë grurin.
Nëse partnerët tanë duan një zgjidhje, është gjithashtu e nevojshme për të zgjidhur problemet që lidhen me heqjen e kufizimeve sanksionuese të vendosura ndaj eksporteve ruse.



