Kulla zbulon detaje nga pakti Putin-Jong Un: Pas pak ditësh mund t’i shohim trupat koreano-veriore në Ukrainë

Kulla zbulon detaje nga pakti Putin-Jong Un: Pas pak ditësh mund t’i shohim trupat koreano-veriore në Ukrainë

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla zbuloi në emisionin “Scrolling” detaje nga pakti mes Vladimir Putin-it dhe Kim Jong Un-it, pas vizitës së shefit të Kremlinit në Penian.

Kulla tha që me këtë marrëveshje, së shpejti mund t’i shohim trupat e Koresë së Veriut në frontin e luftës në Ukrainë.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Putin fluturoi me aeroplanin e tij presidencial, prodhim rus, që kushton 500 milionë euro. Ilyushin, është zëri më i lartë i teknologjisë se aviacionit, vetëm Boingu i presidentit amerikan, krahasohet me këtë. Ka kapsulën, dhe një qendër kontrolli, ku në rast lufte atomike, ai mund të kontrollojë nga avioni. Ky është avioni i vitit 2022. Ka dhoma gjumi, vaska floriri. Atë e pret poshtë shkallëve Kim-i, sikur të ishte shefi i protokollin. Kim s’ka pritur as Presidentin e Kinës kështu. Çfarë do të thotë kjo? Para se të plaste pandemia, Kim ishte duke vdekur dhe u transferua në Moskë, në një nga klinikat më të mira të Moskës, jetoi 3 muaj me oksigjen, dhe është marrë vet Putini duke i shërbyer me njerëzit e tij, që t’i shpëtonte jetën. Ai afrimi është shumë njerëzor, nuk është protokollar. Kim-i i konsideron rusët më të besueshëm se të gjithë, edhe se vëllai dhe motra, se Kina po e po. Ata kanë dy Bently të blinduara. Ai hipën në veturë me Kim-in që tregon që afrimi është kaq normal. Kanë bërë një marrëveshje që e kanë vetëm vendet e NATO-s, në aktin nr.5, pakti që nëse ti sulmohesh, unë të vijë në luftë. Pas një muaji, apo 10 ditësh, trupat koreane mund t’i shohim në terrenin e luftës në Ukrainë. Nëse sulmohet Koreja e Veriut, ushtria ruse mund të ndërhyjë në mbrojtje të Koresë, qofshin këto edhe armë bërthamore. Koreja i furnizon motorët e raketave që Rusia hedh përditë në frontin e Ukrainës, fishekë, armatime, Koreja po ia çon Rusisë, dhe në këmbim presin jo vetëm ndihmë ushtarake, por nëse ndodh një luftë, ndërhyrje. Po çon ushqime, drithëra pa fund në Korenë e Veriut, dhe mjekime, ilaçe, karburante, dhe i ka premtuar një gazsjellës”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy