Serbia ndryshon Kodin Penal, ashpërsohen dënimet për krimet e rënda (VIDEO)

Serbia ndryshon Kodin Penal, ashpërsohen dënimet për krimet e rënda (VIDEO)

Serbia ashpërson dënimet për krimet e rënda. Amendimet në Kodin Penal parashikojnë aplikimin e dënimit me burgim të përjetshëm për krime të rënda, të cilat ligji ekzistues i dënon me 30-40 vjet burg.

Dënimi me burgim të përjetshëm parashikohet në rastet e vrasjeve të rënda, përdhunimeve, abuzimit me të mitur, me gra shtatzëna apo persona me aftësi të kufizuara.

Ndryshimet në Kodin Penal vijnë pas një fushate të gjerë ndërgjegjësimi nga Fondacioni Tijana Juriç, i cili mblodhi 160 mijë firma të qytetarëve serbë.

Fondacioni ka marrë emrin e një adoleshenteje, e cila u rrëmbye dhe u vra në vitin 2014. Babai i saj, Igor Juriç (në foto), ishte i pranishëm në votimin e ndryshimeve ligjore.

Vepra të tjera kriminale që janë subjekt i ligjit të ndryshuar – të cilat deri tani dënoheshin me burg për 30 deri në 40 vjet - përfshijnë vrasjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë, akte serioze kundër rendit dhe sigurisë kushtetuese të Serbisë, bashkëpunimi për në krime, gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës kundër civilëve, krimet e luftës kundër personave të plagosur dhe të sëmurë dhe terrorizmi.

Ligji lejon lirimin me kusht të të burgosurve të shpallur fajtorë për këto krime dhe të dënuar me burgim të përjetshëm, vetëm pasi të kenë vuajtur 27 vjet të dënimit në burg.

Megjithatë, në përputhje me propozimet e Fondacionit Tijana Juric, nga kjo përjashtohen vrasësit e fëmijëve, grave shtatzëna dhe personave me aftësi të kufizuar.

Ligji i ndryshuar gjithashtu përfshin dënime më të ashpra për përsëritësit e veprave penale për ata që janë shpallur fajtorë për abuzim dhe torturë, dhunë në familje, vrasjen dhe abuzimin e kafshëve, dhunën në mjediset sportive dhe evazionin fiskal, ndër të tjera.

Ndryshimet në Kodin Penal janë harmonizuar me standardet ndërkombëtare për luftën kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit, njofton Tanjug.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy