Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, thotë se PD-ja do të jetë në Kavajë më 7 maj, por jo për të votuar. “Atë ditë në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje por një protestë kombëtare popullore dhe zgjedhjet në Kavajë njësoj si zgjedhjet kombëtare do t’i mbajmë vetëm me qeverinë teknike që do të garantojë vullnetin e kavajasve dhe gjithë shqiptarëve”, tha ai.
Gjatë një fjalimi para demokratëve të demokratëve të Kavajës dhe të njësisë 8 në Tiranë, Basha paralajmëroi se çfarë do të ndodhë nëse mbahen zgjedhje pa PD.
“Dhe po i shkoi mendja ta provojë, ta mendojë të bëjë zgjedhje pa demokratët në Kavajë, atëhere jo tekstualisht, jo në kuptimin romantik, Kavaja do ti bëjë atë që i bëri etërve të tij komunistë”, tha Basha.



