Deliu: Për shkak të zgjedhjeve mund të ketë vonesa sa i përket hapjes së grupkapitujve të tjerë (VIDEO)

Deliu: Për shkak të zgjedhjeve mund të ketë vonesa sa i përket hapjes së grupkapitujve të tjerë (VIDEO)

Nirvana Deliu, eksperte integrimi tha në studion e MCN Informacion se mund të ketë pak vonesë në hapjen e grupkapitujve të tjerë për shkak se jemi dhe në një periudhë zgjedhore.

Sipas Deliut, reformat që përfshijnë gjyqësorin, të drejtat themelore të njeriut si dhe sigurinë do të ndikojnë në mënyrën se si ne bëjmë negociatat.

Relativisht mund të mendohet deri diku e vështirë pasi duke qenë se jemi dhe në periudhë zgjedhore do të kemi një qeveri të re, do të kemi zgjedhjet, kjo mund të bëjë që të ketë pak vonesë sa i përket hapjes së grupkapitujve, por nga ana tjetër do duhet të shikojmë nëse Bashkimi Evropian, ndër të tjera Komisioni Evropian s ai gatshëm është.

Të gjitha reformat që përfshijnë gjyqësorin dhe të drejtat themelore dhe me 24 që përfshin drejtësinë, por edhe sigurinë e lirinë si lufta kundër krimit të organizuar, migracioni, lufta kundër drogës janë ato të cilat do ndjekin të gjithë procesin e negociatave dhe progresi që ne bëjmë apo regresi që bëjmë në këto kapituj do të na ndikojë në mënyrën si ne bëjmë negociatat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy