Dj Rocky në ‘Zgjohu me MCN’: Kam nisur të punoj që 15 vjeç, në verë zgjedh jugun

Dj Rocky në ‘Zgjohu me MCN’: Kam nisur të punoj që 15 vjeç, në verë zgjedh jugun

Dj Rocky i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” ka treguar se ka nisur të punoj që në moshën 15 vjeç në Vlorë dhe sot numëron 15 vjet.

Ai tha se pavarësisht se ka ndjekur shollë dhe kurse të ndryshme, punën e Dj nuk do e ndërronte me asgjë pasi e bën shumë pasion. Dj Rocku tregon se bën një playlist paraprake, por që gjithmonë live mbetet live, ndërsa thekson se gjatë muajve të verës punon në jug.

Jeta e natës është pak e lodhshme se gjumi i ditën nuk zëvendësohet me atë të natës, pastaj ambjentet me pije dhe duhan, por nuk do ta ndryshoja këtë punë me asgjë tjetër sepse e kam pasur pasion që i vogël. Kam bërë shumë shkolla dhe kurse për punë të tjera, por vetëm këtu kam gjetur veten.

Sa i përket emrit Rocky, ka qenë djali i tezes që më thërriste i vogël Rocky dhe më ngeli si pseudonim dhe këtë vendosa të mbaj dhe si emër arti sepse kështu më flasin të gjithë dhe jam i familjarizuar. Kam shumë zhanre muzikore të ndryshme që luaj, bëj një playlist paraprake, por performanca live ka kërkesa të tjera.

Gjatë muajve të verës zgjedh të punoj në jug. Mundohem të zgjedh muzikë të bukur që të ketë cilësi. E ka në dorë DJ e sjell ai frymën, live është live, ai që do populloren le të vejë në tallava. Nuk kam punuar kurrë në dasma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy