Breshëri plumbash drejt dy makinave, pronari kryetar organizate i PS në Velipojë

Breshëri plumbash drejt dy makinave, pronari kryetar organizate i PS në Velipojë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz”.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të makinave të 36-vjeçarit David Ndoci, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

David Ndoci është kryetar i Organizatës së Partisë Socialiste në Gomsiqë të Re, por ende nuk dihet nëse sulmi me armë ndaj mjeteve të tij ka lidhje me angazhimin e tij politik.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy