
Anëtari i Shoqatës së Transportit Qytetas, Kostandin Foni në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me problematikat me të cilat po haset aktualisht transporti urban.
Ai tha se edhe pse u tha se nuk do kishte abone për muajin gusht, biletat mujore kanë dalë në shitje normalisht, pasi kanë marë një konfirmim edhe pse jo zyrtar nga ana e bashkisë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Sipas tij, trasporti urban po shërben me flotë të plotë, ndërsa thekson se autobusët janë të gjithë të pajisur me ajër të kondicionuar.
Si shoqatë e transportit kemi informuar kryetarin e bashkisë mbi mundësitë dhe të ndërprerjes së shërbimit në mungesë të subvencionimit. Kemi kërkuar ndërhyrje të menjëhershme, pra vijueshmëria e paketës antikrizë. kërkesat e operatorëve janë të njëjta me ato që kemi kërkuar që në nisje të pandemisë. Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe kemi një konfirmim jo zyrtar për kërkesat tona dhe i kemi marrë të mirëqena dhe abonetë sot po shiten dhe sepse jemi në pritje të zyrtarizmit të kërkesave. Operatorët nuk kanë reduktuar flotën po shërbejmë me flotën e plotë. Të gjithë autobusët janë të pajisur me ajër të kondicionuar, por distanca e shkurtër nga një stacion në tjetrin hapja dhe mbyllja e shpeshtë e dyerve e bën të pamundur freskimin e mjeteve.



