Pushuesit po largohen nga plazhi, trafik i rënduar në rrugën Shëngjin-Milot (VIDEO)

Pushuesit po largohen nga plazhi, trafik i rënduar në rrugën Shëngjin-Milot (VIDEO)

Largimi i pushuesve nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales në Lezhë, është shoqëruar sot me trafik të rënduar.

Rruga nga Shëngjini në drejtim të Milotit po përballet me fluks të lartë automjetesh, e për rrjedhojë kaos në lëvizje, ku shpesh herë kemi bllokim total të qarkullimit rrugor.

Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 17:00 dhe ka vijuar deri në orët e mbrëmjes. Policia Rrugore është vendosur në disa pika për të lehtësuar sadopak lëvizjen e mjeteve.

Shpesh fundjava e fundit e gushtit përkon me përfundimin e pushimeve për shumë qytetarë, çka do të thotë që tashmë do të ketë edhe lehtësim të qarkullimit rrugor, teksa trafiku i rënduar ishte një sfidë dhe këtë verë në rrugët e qarkut Lezhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy