Opinionet për sëmundjen e princeshës Kate/ Nikolla: Ja thashethemet që ziejnë mes qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar!

Opinionet për sëmundjen e princeshës Kate/ Nikolla: Ja thashethemet që ziejnë mes qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar!

Spekulimet për shëndetin dhe mirëqenien e saj, Kate Middleton, Princeshës së Uellsit dhe mbretëreshës së ardhshme në Mbretërisë së Bashkuar, po ziejnë në rrjete sociale.

Daniel Nikolla, ekspert marketingu, është një shqiptar që jeton në Angli dhe ndan për shikuesit e programit të mëngjesit opinionet se si është pritur lajmi për sëmundjen e princeshës Kate.

Unë kam folur edhe me të huaj si unë që jetojnë në Britani dhe me anglez vetë dhe ai perceptimi me tërë këtë situatë ka qenë i ndryshëm nga çdokush. Unë jam në anën e atyre personave që kanë preferuar dhe menduar deri diku që të qëndroj në heshtje dhe të japi kohën e vet familja mbretërore dhe vet Kate të japi këtë lajmin që dha të premten përpara se dhe shkollat të merrnin pushimet, sepse është diçka që familja mbretërore e ka praktikuar, pra, nuk jep lajme kur çdokush është në aktivitete 100%.

Ka pasur perceptime të ndryshme por unë mendoj se si çdo lajm është pritur më përzemërsi sidomos te ata njerëz që besojnë te familje mbretërore dhe sidomos te ajo hijeshia që i jep MB në atë që jep familja.

Sipas Nikollës, qytetarët britanik ndahen në disa grupe duke gjykuar rastin në fjalë, për mënyrën se si vet mediat i furnizuan ata me lajme.

Kam preferuar të simpatizoj dhe të bashkohen me atë që ata po kalojnë duke respektuar edhe atë që mbreti vetë princesha por kalojnë, por sidomos edhe vetë familja e gjerë, sepse tani vet princit William i duhet të kujdeset për familjen e vet dhe vet mbretërinë.

Të njëjtat mediat që na kanë ardhur neve shqiptareve për atë situatën e 24 muajve të fundit, janë të njëjtat media që i kanë shkuar prapa për të krijuar lajme të ndryshme që më pas kanë krijuar këto rryma të ndryshme që dalin dhe japin versionin e tyre, janë krijuar drama në rrjete sociale. Sidomos ajo foto që doli, ishte e modifikuar dhe i furnizoi të gjitha mediat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy