Ndërtime pa leje në Shirokë/ Shpallen në kërkim tre biznesmenë, procedohen tre punonjës të IKMT

Ndërtime pa leje në Shirokë/ Shpallen në kërkim tre biznesmenë, procedohen tre punonjës të IKMT

Policia ka shpallur në kërkim tre pronarë dhe ka proceduar 4 persona të tjerë, pas konstatimit të 3 ndërtimeve pa leje në Shirokë të Shkodrës. “Blutë” bëjnë me dije se janë proceduar edhe 3 punonjës të IKM-të në Shkodër, për mosushtrim të detyrave në verfikimin e rasteve.

 

NJOFTIM

Konstatohen 3 raste ndërtimesh pa leje të organeve kompetente në Shirokë.

Shpallen në kërkim për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm" 3 shtetas, si pronarë të ndërtimeve, si dhe procedohen 4 shtetas të tjerë për "Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm"

Procedohen penalisht edhe 3 punonjës të IKMT-së në Bashkinë e Shkodrës për mosushtrimim e detyrave funksionale në verifikimin dhe raportimin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në zbatim të planit të masave për konstatimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje të organeve kompetente, kanë proceduar penalisht shtetasit Z. P., 66 vjeç , Gj. L., 67 vjeç, N. B., 49 vjeç dhe Gj. N., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprën penale "Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm" pasi në afërsi të rrugës së lagjes Zogaj, janë konstatuar duke ndërtuar një mur rrethues pa lejen përkatëse, në pronën e shtetasit B. T., i cili u shpall në kërkim si pronar i objektit për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm".

Gjithashtu, u procedua për "Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm" shtetasi M.Gj., 60 vjeç, banues në Shkodër, që u konstatua në rrugën e Zarufës në lagjen Shirokë, Shkodër, duke ndërtuar një mur rrethues pa lejen përkatëse, në pronën  e shtetasit I. Z., i cili u shpall në kërkim për "Ndërtim paligjshëm" si pronar i objektit.

Të proceduar penalisht në gjendje të lirë janë edhe shtetasit E.K., 30 vjeç, M.H., 37 vjeç dhe M.M., 30 vjeç, të tre banues në Shkodër, me detyrë punonjës të IKMT në Bashkinë e Shkodrës, për veprën penale "Shpërdorim detyre", pasi dyshohet se kanë ushtruar kontroll në objektin e shtetasit Gj.H., 41 vjeç, banues në lagje Vasil Shanto, Shkodër dhe nuk kanë zbatuar detyrat funksionale në verifikimin e ndërtimit që ky shtetas po bënte, konkretisht një pistë betoni pa leje të organeve kompetente për ndërtimin dhe zonën ku ndodhet, e klasifikuar si zonë e mbrojtur. Shtetasi Gj.H., u shpall në kërkim si pronar i objektit për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm".

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy