Kryeministri Rama është takuar me homologun maqedonas, Zoran Zaev, në ditën e parë të Samitit të Triestes. Rama ka postuar në rrjetet sociale një video të takimit.
“Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë e thellimin e gjthanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”, shkruan ai.



