
Rreth 280 milionë fëmijë (një në 8), jetojnë më mirë sot se në çfarëdo moment tjetër gjatë këtyre 20 viteve.
Kështu thuhet në raportin e ri të “Save the Children”, sipas të cilit që nga viti 2000 kushtet për të vegjlit janë përmirësuar në 173 vende ndër 176 të analizuar (përveç Sirisë, Venezuelës, Trinidadit e Tobagos).
Singapori është në krye të klasifikimit si vendi që mbron më mirë fëmijët, i ndjekur nga Suedia, Finlanda, Norvegjia, Sllovenia, Gjermania, Irlanda, Italia, Koreja e Jugut dhe Belgjika. ShBA-ja është në vendin e 36-të. Progrese të mëdha janë regjistruar edhe në disa prej vendeve më të varfëra të botës, me Sierra Leonen në krye që ndiqet nga Ruanda, Etiopia etj.
Vendet ku fëmijët janë më të rrezikuar janë Afrika Qendrore, Niger e Çad.



