
Kryetari dhe kandidati për kryetar bashkie për Tiranën nga Lëvizja “Bashkë”, Arlind Qori, thotë në “Të Paekspozuarit” se nëse fitojnë në zgjedhjet vendore, do të synojnë të kthejnë besimin te njerëzit të cilët i kanë humbur shpresat në këtë vend.
Sipas tij “Lëvizja Bashkë” do të jetë katalizatori i ndryshimeve të proceseve në vend.
Njerëzit janë të interesuar të na dëgjojmë, mirëpo problemi që unë kam vërejtur se ata nuk kanë besim te vetja, thonë ‘po çdo bëjmë ne, qe punojmë në këtë dyqanin e vogël këtu, ne këtë benzinatën, kush do të na marri në konsideratë këtu.
Pastaj është edhe kjo ideja që e thotë shumëkush, shiko unë jam i gatshëm për ndryshim, por askush tjetër nuk bëhet.
Dhe mua më ndodh të takoj 200-300 veta në ditë që më thonë të njëjtin mesazh. Dhe unë secilit i them, sikur të kisha mundësi të filmoja atë që më thanë se ajo që na ka munduar është thjesht komunikimi me njëri-tjetrin.
Në këtë sens deri ditën e fundit ne do të luftojnë që qytetarët të kenë besim në radhë të parë te vetja, në radhë të dytë te njëri-tjetri dhe në radhë të tretë sigurisht te ne, si katalizator të këtij procesi.



