Pagesat e qeverisë në një dorë/ Hyka: Kalimi i të dhënave nga e-Albania tek operatori i jashtëm e bën sistemin të brishtë

Pagesat e qeverisë në një dorë/ Hyka: Kalimi i të dhënave nga e-Albania tek operatori i jashtëm e bën sistemin të brishtë

Pagesat e të gjitha shërbimeve që marrin sot qytetarët shqiptarë nga e-Albania do të jepen me koncesion monopol tek një kompani private.

Anila Hyka, eksperte e teknologjisë tha përmes një lidhje “Skype” se procesi i kalimit të dhënave nga e-Albania tek operatori i jashtëm që do zgjidhet e bën sistemin të prekshëm dhe rritet mundësia për hakerim.

Sipas Hykës, autoriteti mbikëqyrës duhet të bëjë auditime të rregullta, megjithëse për eksperten ky është një hap për të përmirësuar pjesën e pagesës.

Kjo është porta hyrëse, do të thotë që është një hap, që mund të jetë një aplikacion, një sistem, një kompani që e ofron dhe qëndron mes e-Albania-s që është faqja ku hyjnë përdoruesit për të përmirësuar pjesën e pagesës.

Kur kam dashur të paguaj faturën e dritave përmes e-Albania, aplikacioni është shumë i ngadaltë dhe përfundon në 2-3 opsione të bankave që jo të gjitha funksionojnë.

Avantazhi është që do të jetë një kanal, hallkë, ose ‘hyrje në një autostradë’ ku përdoruesi do të ketë opsionin.

Se kush e mban autostradën këtë e zgjedh shteti që është përgjegjës. Përgjegjësia mbetet e shtetit.

Kur vijmë tek pjesa e konkurrencës, kush do e ketë, varet nga mënyra si e zgjidh nga ana e aplikacionit vetë AKSHI. Mund të ishin dhe 2 aktorë.

Kryesore dhe ajo që duhet të jetë transparente është që  futja e një operatori, i hap rrugën problemeve të tjera.

 Të dhënat do kalojnë nga e-Albania tek një operatori i jashtëm, tek serverat e një operatori dhe do futen sërish tek shteti shqiptar. Ky cikël e bën sistemin më të prekshëm, e bën më të brishtë, rritet shkalla e niveleve të ndryshme të hakerimeve.

Teknologjia është e avancuar, ajo që duhet të rrisë sensibilitetin tek ekspertët është ana ligjore dhe ana e autoritetit mbikëqyrës.

Shqetësuese është sa i pavarur është autoriteti mbikëqyrës që të bëjë auditime të rregullta, që të garantojë pjesët e tjera të shërbimeve duke filluar që nga transparenca e përzgjedhjes së operatorit dhe pjesa tjetër ka të bëjë me mënyrën e përdorimit të dhënave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy