“Nëse do i vras edhe fëmijët”, si i vrisnin pacientët mjeku dhe infermierja

“Nëse do i vras edhe fëmijët”, si i vrisnin pacientët mjeku dhe infermierja

Dy persona, njëri mjek dhe tjetra infermiere, janë arrestuar në Varese, Italui, me akuzën e katër vrasjeve. Leonardo Cazzaniga dhe Laura Taroni punonin në spitalin e Saronnos si mjek anestezist dhe infermiere.

Burri akuzohet për vrasjen e katër pacientëve të moshuar dhe të burrit të infermieres, me të cilën kishte një lidhje dashurie.

Hetuesit dyshojnë për katër raste vdekjesh të ndodhura në ambulancën e tyre dhe vrasjes së burrit të infermieres 3 vite më parë.

Vrasja e pacientëve duket se është bërë me injektimin e një doze të madhe ilaçi. Me të njëjtën mënyrë është kryer edhe vrasja e burrit, të cilit i janë dhënë doza të përditshme.

Hetimeve u kanë ardhur në ndihmë përgjimet e bisedave mes dy të akuzuarve.

Në një prej rasteve, infermierja i thoshte mjekut: “Nëse do i vras edhe ata”, duke iu referuar fëmijëve të një pacienteje. “Jo, fëmijët jo”, dëgjohet burri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy