
Politologu Ilir Kalemaj në studion e MCN Live ka komentuar protestën e opozitës e cila ka dalë sot në shesh kundër qeverisë.
Ai tha se në shesh del hallka më e këputur e zinxhirit ose shtresa e mesme e cila sa vjen dhe po rrudhet. Sipas tij, protestat janë një mënyrë për të shfryrë zemërimin popullor.
Kemi parë pritshmëri të mëdha të opozitës me një pjesëmarrje masive, entuziazmin e Berishës, Metës, bllokim të rrugëve të Tiranës, por ideja është kush do dali në protestë, hallka më e këputur e zinxhirit, apo shtresa e mesme e cila sa vjen dhe po rrudhet më tepër. Pastaj do parë sa është pjesëmarrja në raport me numrat dhe nëse kjo protestë do materializohet, ka njëfarë rëndësie sepse mjetet e opozitës aktualisht janë komisionet hetimore, interpelancat, të cilat nuk po realizohen, kështu që protesta është e vetmja mënyrë për të shfrytë zemërimin popullor. Gjithmonë ata që janë politikisht të organizuar nxjerrin njerëzit në shesh, ndërsa këtu tek ne merren OJF merren me projekte.
Më tej, në përfundim të protestës, Kalemaj tha se ajo nuk solli asnjë risi nga ana e opozitës dhe se aty nuk kishte inovacion të cilën mund ta sjellë vetëm një elitë e re politike.
Kjo protestë nuk pati sukses sepse duhet të kishte risi në formë, përmbajtje, simbolikë dhe ajo nuk pati as një strategji organizative që të sillte një risi nga ato protestat e Bashës, nuk pati as strategji politike. Pra në këtë sens nuk po mbroj idenë se protesta duhet të ishte e dhunshme, por dhe në krahasim me protestën e kaluar kjo protestë në fund nuk u tha çfarë duhet të bënin. Këto skenar i kemi parë, nuk kishte inovacion e cila mund të vijë nga një elitë e re politike, por pamë një protestë të rrudhur në frymëzim dhe nuk ka se si ta rrëzojë qeverinë Rama.



