Kriza në turizëm, Uzbekistani shpërblen me 4400 dollarë turistët

Kriza në turizëm, Uzbekistani shpërblen me 4400 dollarë turistët

Pas kaq muajsh pa të ardhura nga turizmi, destinacione në mbarë botën po bëjnë ç’është e mundur për të tërhequr vizitorët e frikësuar prej pandemisë së koronavirusit.

Kankuni në juglindje të Meksikës ka nisur fushatën “2 në një” me dy netë qëndrimi falas për çdo dy netë të paguara dhe rimbursim për një biletë avioni që klientët të marrin dikë me vete.

Në Tajlandë, hoteli i luksit Cape Fahn, ofron super oferta për vilat e tij të shtrenjta me pishina. Bullgaria nuk u merr para të huajve për çadrat e plazhit dhe shezlongët; në Gjenevë është ndërmarrë nisma “Geneva Boxes”, e cila sjell paketa me qëndrim në hotel dhe eksperienca në qytet me ulje deri në 65%.

Por që t’i bindë vizitorët se është një destinacion i sigurt, Uzbekistani ka shkuar deri aty sa të ofrojë një pagesë të majme për vizitorët që infektohen nga koronavirusi gjatë pushimeve atje. Për turistët që preken nga Covid-19 ndërsa pushojnë në këtë vend, premtohet shuma 4400 dollarë.

"Ne duam të sigurojmë turistët që ata mund të vijnë në Uzbekistan", tha ambasadori i vendit për turizmin në Mbretërinë e Bashkuar, Sophie Ibbotson."Qeveria është aq e sigurt se masat e reja të sigurisë dhe higjienës që po zbatohen në të gjithë sektorin e turizmit do të mbrojnë turistët nga COVID-19 sa presidenti është i gatshëm të vendosë të shpërblejë ata që mund të infektohen. Nëse merrni COVID-19 me pushime në Uzbekistan, ne do t'ju kompensojmë", tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy