Analisti nga Mali i Zi, Muhamed Gjokaj, komenton refuzimin e Presidentit Milo Gjukanoviç të Miodrag Lekiç si Kryeministër dhe flet për epërsi të ndjeshme të Gjukanoviç.
Për studion e lajmeve të MCN TV, Gjokaj tha se Gjukanoviç arriti që të shkarkojë dy qeveri në dy vite, duke e cilësuar në epërsi në raport me kundërshtarët e tij.
Kemi ngërç politik. Kushtetuta e Malit të Zi nuk e ka të qartë, nëse nuk kemi mandatar të ri se si veprohet. Kemi 41 deputetë që nuk pajtohen me vendimin e Gjuknoviç për të shpërbërë parlamentin.
Mund të kemi ngërç politik dhe status që bllokon situatën. Kushtetuta e Malit të Zi nuk e saktëson, se nuk kemi as ligj për parlamentin, as për Presidentin.
Ekziston një pikë në nenin 92 që thotë se Presidenti ka të drejtë me dekret të shpërbëjë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet parakohshme brenda 90 ditësh.
Zgjidhja e ngërçit politik mund të bëhet vetëm me zgjedhje të parakohshme dhe në asnjë mënyrë tjetër, edhe pse mazhoranca nuk i ka votat për të shpërndarë parlamentin.
Kjo situatë i shërben Gjukanoviç dhe Abazoviçit. Abazoviçit i intereson të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Nën hijen e Abazoviç u bë dhe kjo, se nëse do shkonte me Lekiç, nuk do ishte në avantazhin e tij.
Sipas tij, një grupim i ri si “Europa Sot”, mund të jenë një zgjidhje pas zgjedhjeve, për të zgjidhur çështjen e ngërçit mes dy popujve atij serb dhe malazez.
Nga ana tjetër, Gjokaj tha se Fronti Demokratik nuk është partner i besueshëm as për amerikanët as për europianët.



