Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë. Teksa vlerësohet puna e bërë deri tani me drejtësinë, kërkohet dialog politik për qëllim përparimin e reformave si dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e Grupkapitullit të VI të, komisionerja për zgjerimin Marta Kos tha se hapja e këtij kapitulli tregon se BE e ka prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor.




