11 vjet nga lëvizje pa viza/ Basha: Në 18 dhjetor, detyra jonë të mblidhemi rreth vlerave më të mira e të lëmë pas të kaluarën

11 vjet nga lëvizje pa viza/ Basha: Në 18 dhjetor, detyra jonë të mblidhemi rreth vlerave më të mira e të lëmë pas të kaluarën

Kreu i PD Lulzim Basha ka kujtuar sot një ngjarje të rëndësishme për shqiptarët, lëvizjen pa viza në Evropë.

Basha ka sjellë në vëmendje 15 dhjetorin e vitit 2010 teksa thekson se demokratët arritën lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit.

Kryetari i PD-së, thekson se në prag të Kuvendit të 18 dhjetorit, detyra e PD të është të lënë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen.

 “Në 15 dhjetor 2010 ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit.

 Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.
Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë”, shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy