Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri, në orët e para të pasdites së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë në afërsi të stacionit të trenit, në ambientet e një lokali, teksa dyshohet për atentat të mirorganizuar.
MCN Tv sjell pamje nga vendi i plagosjes, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, dhe mëson se autori i ngjarjes ka qenë i maskuar, me syze dhe me një xhup blu, teksa dyshohet se plagosja është kryer me armë me silenciator.
Në shënjestër të të shtënave është vënë Kujtim Mema, i cili ka marrë dy plumba në trup. I plagosuri u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Policia tha zyrtarisht se sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Kujtim Mema, 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.



