Politologu Ilir Kalemaj, për zërat për një atentat të planifikuar ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shkup dhe nëse struktura të Beogradit mund të jenë të përfshira, thotë se nëse konfirmohen nga burime të besueshme dhe shërbimet partnere, janë kërcënime shumë serioze.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se autoritetet e Beogradit janë nxitëse dhe bashkëpunuese në këto inkursione, duke filluar nga Banjska, dhe atentate të tjera, ose janë në terr.
Sipas tij, këto struktura paramilitare veprojnë në mënyrë autonomie, punojnë për llogari të shteteve të treta, apo influencave malinja të cilat i përdorin për llogari të shteteve të tyre që të përhapin fronte të tjera të shpërqendrojnë faktorin perëndimor në atë që quhet si lagjja e pasme e BE, që është Ballkani Perëndimor.
Është situata në Bosnje, që kërcënohet me shpërbërje nga separatiste e Dodikut. Situata jo fort normale në Mal të Zi, një nga vendet pararojë për të qenë në BE.
Është situata në Kosovë ku dje kemi pasur një ballafaqim kokë më kokë dhe të Kurtit me Vuçiç dhe ku Kurti i solli në mënyrë shumë të përmbledhur dhe inkursionin e Banjskës të cilën u mundua ta anashkalonte presidenti serb dhe përgjegjësinë që ka shteti i Serbisë që lejon, mbron dhe mbështet inkursione të tilla të armatosura që kanë një frymë terroriste.
Ajo që ndodhi në Banjskë ishte e papritur, një autogol nga ana e autoriteteve serbe, qofshin lokale, qofshin të frymëzuara nga qeverisja qendrore.
Gjuha e përdorur disa nga ministrat e qeverisë serbe, kryetari i partisë së Vuçiç, ka qenë jashtëzakonisht radikale, gjuha e Daçiç ministrit të Jashtëm nuk ka qenë normale, gjuha e Vulin, i cili ka pasur postet e ministrit të Mbrojtjes, shefit të shërbimit sekret, është një agjent provues i dekoruar nga Rusia, i shpallur non grata nga DASH për shkak të aktiviteteve të tij dhe në fushën e kontrabandës së drogës.
Janë sinjale jashtëzakonisht shqetësuese që kulmojnë me këtë aktivitete kriminal në Veri të Kosovës dhe më tej një inkursion të stilit terrorist, që shkakton përtej dëmeve në infrastrukturë dhe dëme njerëzore dhe është cenim i hapur i sovranitetit.
Elementi i parë dhe më i dukshëm, është elementi i shërbimeve partnere që sinjalizojnë në kohë reale atë që është duke ndodhur. Nuk është më situata si 20 vjet më parë.
Ka shërbime partnere të vendeve aleate si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania që sinjalizojnë në kohë reale dhe ka interceptime të bisedave të këtyre grupeve kriminale të cilat operojnë në veri të Kosovës.
Ana tjetër e medaljes është se kemi pasur struktura shtetërore, jo thjesht paraushtarake që kanë operuar dhe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe më pas, ishin po këto struktura, beretat e famshme që vranë kryeministrin Gjingjiç.
Më pas kemi një tentativë për grusht shteti në 2016 ndaj ish-Presidentit malazez Gjukanoviç.
Struktura paralele që operojnë brenda të shtetit serb dhe të GRU, shërbimit ushtarak rus që synojnë destabilizim në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kur kjo ka ndodhur në Serbi dhe Mal të Zi nuk përjashtohet që kjo të ndodhë dhe në Kosovë.



