Protesta në Turqi/ Zukali: Të rinjtë po mbështesin Imamoglun, bojkot të mësimit në dy universitete (VIDEO)

Protesta në Turqi/ Zukali: Të rinjtë po mbështesin Imamoglun, bojkot të mësimit në dy universitete (VIDEO)

Kreu i shoqatës “Vatra” Bora Zukali foli në MCN Live mbi protestat që po zhvillohen në Turqi, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.

Zukali tha që të rinjtë po i japin mbështetje Partisë Popullore Republikane të Imamoglu-së, duke përdorur aplikacione dhe media sociale.

Ai thekson se dy universitetet kryesore të vendit, ai i Stambollit dhe Ankarasë i janë bashkuar protestave, duke bojkotuar mësimin.

Sipas Zukalit pas arrestimit Imamoglu nuk pritet të rikthehet si kryetar bashkie, por mund të jetë kryetar i Partisë Popullore Republikane dhe të synojë Presidencën.

Situata orë me orë ndryshon dhe tensioni lartësohet. Ka protesta sepse kryetari i bashkisë, që ka fituar dy herë mandatin. Shumë mirë ka punuar prandaj mendonte që të bëhej kandidat për president. Disa gjëra u prishën, sepse i dolën disa gjëra kundër, psh. diploma.

48 veta janë arrestuar në këtë moment, nënkryetari i bashkisë, sekretari i bashkisë, drejtori i medias, dhe dy drejtues lokalë të Bashkisë së Stambollit dhe disa biznesmenë. Janë në një burg që ndodhet 70 km larg qendrës së Stambollit. Protestat po vazhdojnë. Studentët e Stambollit dhe Ankarasë kanë bojkotuar mësimin, nuk kanë hyrë në univesitet, dhe po protestojnë. 

Po protestohet vetëm me sloganë dhe pankarte, jo me molotov. Protestat do të lartësohen. Janë ndryshuar frekuencat dhe interneti po punon avash, çdo aplikacion. Po të ketë kryebashkiaku akuza për korrupsion, ajo do dalë në gjyq. Për terrorizëm s’i ka dalë asnjë gjë. Vetëm për korrupsion dhe tendera disa dosje janë hapur.

Mendoj që pas kësaj jeta e Imamoglu do ndryshojë dhe s’do kthehet të jetë kryetar i bashkisë, ose do jetë kryetar i Partisë Popullore Republikane, ose do synojë Presidencën, ose kryeministrin. Erdogan është strategjist i madh dhe e dominon Turqinë. Balancat janë 50 me 50 për qind, dhe Partia Popullore Republikane ka më shumë mbështetje në zonat laike. Të rinjtë po i japin një mbështetje Partisë Popullore Republikane.

Social media e dominon politikën turke këtë moment, nuk kontrollohet dot, dhe përdoren disa aplikacione. Shqiptarët s'janë shumë aktivë në protesta, por po i ndjekin nga social media”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy