Pas më shumë dy orësh maturantët kanë mbyllur protestën e thirrur sot në kryeqytet, për vështirësitë e testit të matematikës.
Mësohet se ata kanë deklaruar se do të rikthehen sërish nesër në orën 12:00 për të protestuar.
Fillimisht ata bllokuan rrugën e Durrësit përballë ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën para zyrave të QSHA.
Ministrja Kushi tha se po vlerësohet niveli i vështirësisë së çdo pyetje në test dhe në rast se rezulton mbi nivelin e parashikuar, do rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyra e vlerësimit.
Paralelisht me kryeqytetin janë zhvilluar protesta nga maturantët edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa kërkesat e tyre janë të njëjta.
MCN ka siguruar foto nga protesta e maturantëve bashkë me pankartat dhe mesazhet e tyre.



