Jep dorëheqjen prefekti i qarkut Lezhë Gjergj Prendi

Jep dorëheqjen prefekti i qarkut Lezhë Gjergj Prendi

Pas rreth dy vitesh në këtë detyrë, Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Sipas burimeve ai e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.

Shkaku i këtij vendimi nga ana e prefektit, duket se janë bërë përplasjet me kreun e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit që lamë pas, në lidhje me amnistinë fiskale për tarifat vendore.

Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022. Ish-ushtaraku Prendi ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhë për rreth 2 vite.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy