Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot

Të mërkurën, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. 

 

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë vranësira mesatare deri lokalisht të dendura në zonat malore.

 

Nga mesdita deri në orët e pasdites, në relievet malore të juglindjes dhe jugut priten reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në zona të izoluara të relievit të lartë malor, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata të izoluara.

 

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet i forcës 1 deri në 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy