
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Pediatrisë në Tiranë.
I plagosur ka mbetur një efektiv policie i repartit "Shqiponja", me inicialet E.A. teksa ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë.
Autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa "uniformat blu" po punojnë për kapjen e tij.
Në një njoftim thuhet se: "Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit".



