Tharja dhe irritimi i lëkurës në dimër/ Këshillat e dermatologes Kuneshka për një kujdes të shtuar

Tharja dhe irritimi i lëkurës në dimër/ Këshillat e dermatologes Kuneshka për një kujdes të shtuar

Në stinën e dimrit, kur temperaturat janë më të ulëta, kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë më i shtuar. Lëkura, ndryshe nga organet e tjera, është më e ndjeshme ndaj të ftohtit, pasi është në kontakt të drejtpërdrejtë me temperaturat e ulëta.

Mjekja dermatologe Loreta Kuneshka, në këshillat për shikuesit e “Zgjohu me MCN”, thotë se tharja e lëkurës, skuqja dhe acarimi janë problemet më të shpeshta që vërehen gjatë dimrit. 

Për këtë arsye, lëkura duhet mbajtur e hidratuar në mënyrë të vazhdueshme.

Stina e dimrit karakterizohet nga temperatura të ulëta, shpesh nën zero, dhe në disa zona ka edhe borë. Këto kushte ndikojnë në dëmtimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, e cila është kontakti i parë i organizmit me mjedisin e jashtëm.

Faktorët që shkaktojnë irritim ndryshojnë edhe në varësi të tipit të lëkurës disa kanë lëkurë të thatë, të tjerë të yndyrshme dhe reagimi është i ndryshëm për secilin.

 Dimri ynë zakonisht është i thatë dhe i ftohtë, ndaj shumë persona përjetojnë tharje të theksuar. Te personat me lëkurë të ndjeshme mund të shfaqet edhe skuqje e tipit “morth”, ku duart dhe gishtat irritohen në temperatura shumë të ulëta.

Gjatë verës preferohen kremrat me përbërje vajore, ndërsa në dimër rekomandohen produktet me përbërje më hidratuese, me bazë ujore, për të mbajtur lëkurën të ushqyer dhe për të parandaluar tharjen, ashpërsimin apo plasaritjen. 

Plasaritjet e lëkurës mund të kthehen edhe në burim infeksionesh, si bakteriale ashtu edhe mykotike.

Në dimër irritohen më shpesh pjesët e ekspozuara: qafa, duart dhe fytyra, ndërsa pjesët e mbuluara preken më pak.

Dermatologia sugjeron përdorimin e SPF edhe në dimër. 

Shumë pacientë e neglizhojnë përdorimin e kremit mbrojtës gjatë dimrit, por ai duhet përdorur si në verë, ashtu edhe në ditët e ftohta, sa herë ka dritë. 

Mjafton një SPF 30, pasi rrezatimi nuk është aq i fortë sa në stinën e nxehtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy