
Franca akuzon Rusinë se po e përdor vaksinën e saj anti-Covid, Sputnik V, si një "mjet për propagandë dhe diplomaci agresive".
Në një intervistë për France Info, ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian tha se "në mënyrën se si menaxhohet, është më shumë një mjet propagande dhe diplomacie agresive sesa një instrument solidariteti dhe ndihme mjekësore".
Le Drian tha se si Rusia, edhe Kina po i përdorin vaksinat e tyre për të fituar ndikim jashtë vendit "edhe para vaksinimit të popullatave të tyre".



