
Sipas informacioneve nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë 139 fëmijë ukrainas janë vrarë në luftë që nga fillimi i pushtimit rus. Po të njëjtat burime bëjnë m e dije se më shumë se 205 fëmijë janë plagosur gjatë këtyre 32 ditëve luftë.
Mediat raportojnë se forcat ukrainase kanë rikuperuar terren, duke rifituar gjithashtu kontrollin e disa qendrave urbane. Sipas Kyiv Independent, dy qytetet Poltavka dhe Malynivka, në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, janë çliruar, ndërsa më herët raportohej se ushtria e Kievit kishte marrë nën kontroll qytetin e Trostyanets, në rajonin verior të Sumy. Forcat ukrainase gjithashtu kanë zmbrapsur me sukses sulmet ruse në rajonet Donetsk dhe Lugansk (lindje) në 24 orët e fundit, raporton Kyiv Independent.



