
Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se Berisha dhe Basha kanë të këqija, por kush është aty përtej tyre, ata janë edhe më keq, janë njerëz që sipas tij, disa kanë ndenjur me njërin, disa me tjetrin, disa e kanë dredhur. Duke ju referuar rezultatit të 14 majit, Mërtiri theksoi se ai rezultat tregoi se të dyja palët janë të dështuara.
Nëse shtrohet në këtë formë, të ikë ky dhe ai, nuk bëhet kështu. Të gjithë për interesat e tyre personale po fundosin të përbashktën e tyre. Faktet tregojnë që elektorati e përçmoi këtë lloj bashkimi. Në këto zgjedhje nuk hynë të ndarë, shumica e grupit parlamentar të vulës, bënë fushatë për kandidatët e non-gratës. Rezultati tregoi se të dyja palët janë të dështuara.
Nuk kanë tërhequr elektoratin e duhur të partisë. Janë 250 mijë njerëz që nuk kanë vajtur të votojnë. Në vend të ndërtojnë forcë alternative, duan të bashkohen me Berishën. Duan një bashkim të rraqeve, me të cilin nuk e mundin dot Ramën. Në vend të bënin opozitë, parti, të dilnin në bazë, ndenjën në gjumë. Bënë fushatë për kundërshtarin brenda forcës politike, tani thonë të shtyjmë votimet. Pse nuk e hapin votimin në parti?



