
Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë të shkallës rihter u regjistrua në ishujt Maluku në Indonezinë lindore.
Lëkundjet e forta sizmike u njoftuan nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar një paralajmërim për tsunami.
Epiqendra e tërmetit ishte 150 kilometra në veriperëndim të ishullit Halmahera, në det, në një thellësi prej 60 kilometrash.
Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit NWS në Hawaii ka paralajmëruar se valët e rrezikshme të tsunamit mund të ndodhin 300 kilometra nga epiqendra.



