Ozuni: Rritje turistësh nga Lindja dhe zonat iberike. Pa institucionet, vështirë që Shqipëria të kthehet në destinacion jo vetëm veror

Ozuni: Rritje turistësh nga Lindja dhe zonat iberike. Pa institucionet, vështirë që Shqipëria të kthehet në destinacion jo vetëm veror

Eksperti i turizmit Ferjolt Ozuni, për numrin prej 7.5 milionë turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2022, të publikuara nga ministrja Mirela Kumbaro, u ndal tek problemi i shifrave dhe statistikave për të cilën tha se është problem i hershëm.

Duke folur në një lidhje për studion e lajmeve në MCN Tv, ai deklaroi se nuk është fort i bindur se këto statistika reflektojnë hyre daljet për qëllime turistike.

Kemi parë shpesh që fluksi i turistëve në periudha të caktuara ka qenë në rritje, për shkak të fluksit të turistëve nga Kosova, pasi mund të vijnë tranzit për një kohë të shkurtër ,brenda ditës vajte-ardhje.

Në aspektin strikt mund të quhen turistë, por në aspektin ekonomik nuk mund të jenë të tillë se vijnë për punë të tjera. Jam i bindur që në pikat kufitare quhen turistë.

Jam i bindur që po të heqim këta turistë, kjo shifër do ulet ndjeshëm. Megjithëse ka një rritje të ndjeshme të turistëve të huaj, nga zona apo rajone që në 2019 i kemi pasur larg, kryesisht nga Lindja e Mesme, apo zonat iberike që kryesohet nga turistët spanjollë.

Në 2022 kemi përfituar një numër turistësh nga shtete të Ballkanit që kanë qenë thuajse të paprekura.

Kemi pasur numër të konsiderueshëm turistësh nga Rumania dhe kjo vjen si pasojë e një pune të jashtëzakonshme që ka bërë ambasada e Rumanisë, duke promovuar Shqipërinë.

Ka qenë me një rritje me të paktën 5 herë numri i turistëve rumunë krahasuar me vitin 2019. Aeroporti i Rinasit ka regjistruar 5 milionë turistë dhe vizitorë, por edhe shqiptarë që janë kthyer në vend.

Megjithatë duhet të presim edhe pak që të shohim saktësisht impaktin financiar. Në vitin 2019 kemi pasur pothuajse të njëjtën vlerë financiare të fituar, krahasuar me atë të shpenzuar për qëllime turistike.

Janë rreth 2 miliardë euro të hyra në ekonomi prej turizmit dhe nxjerrje prej 1.8 miliardë euro. Çka do të thotë se fitimi real ka qenë shumë i ulët, ose rreth 10%.

Jam i dyjëzuar për ndikimin e menjëhershëm në ekonominë shqiptare. Në vitin 2022 duhet të kemi një balancë plus rreth 25-30% të të ardhurave në shpenzimet direkte në industrinë turistike.

Këtu ka ndikuar rritja e çmimeve.

Nëse nismat e qeverisë apo nismat e bizneseve që kanë përmirësuar kushtet, sidomos në zonat bregdetare, Ozuni shtoi se çdo vit operatorët e ndryshëm ekonomikë në industrinë turistike, janë përpjekur të përmirësojnë investimet.

Sipas tij, problematikë ka qenë cilësia e shërbimeve prej stafit të pakualifikuar.

Benefitet që turistët kanë marrë kanë qenë ato natyrore dhe çmimeve deri diku konkurruese si me Malin e Zi apo Greqinë. Ka përmirësim çdo vit që vjen edhe prej eksperiencës.

Shqipëria duhet të dalë nga gracka e të qenit destinacion turistik vetëm veror. I kemi mundësitë që të jemi destinacion turistik gjatë gjithë vitit.

Kemi histori, arkeologji, muze, kala apo site arkeologjike që mund të mbushin Shqipërinë me turistë gjatë sezoneve më pak të frekuentuara.

Kemi male, borë që mund të bëhen fshatra turistikë. Por nuk ia kemi dalë. Megjithëse kemi pasur turistë më shumë në stinën e dimrit se vitet kaluara. Kryesisht nga zonat e nxehta, Spanja apo India.

Por jemi ende larg asaj që mund të ofrojmë për turizmin në të katërta stinët. Duhet plan studimi i mirëmenduar.

Pa institucionet shtetërore është relativisht e vështirë që institucionet turistike ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion jo vetëm veror.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy