Përse shkaktohen puçrrat e bardha në lëkurë

Përse shkaktohen puçrrat e bardha në lëkurë

Ju janë shfaqur disa njolla të bardha ose si të verdha poshtë syve, në hundë ose faqe. Këto njolla, si puçrra, quhen milia, ciste të vogla që formohen poshtë lëkurës. Ato krijohen kur qelizat e vdekura mbesin poshtë lëkurës dhe krijojnë si toptha të bardhë. Ato zhvillohen zakonisht tek të sapolindurit, megjithatë mund të largohen vetvetiu brenda katër javësh.

Shumë të rritur gjithashtu kanë në faqet e tyre disa puçrra të tilla, që janë zakonisht jo të rrezikshme dhe nuk kanë nevojë për trajtim.

Çfarë i shkakton ato?

Nuk dihet saktësisht se nga shkaktohen këto puçrra të vogla në fytyrë, dhe përse disa njerëz kanë më shumë se të tjerët. Megjithatë disa ekspertë mendojnë se përdorimi i produkteve të ashpra për lëkurën mund të jetë një ndër shkaqet e zhvillimit të milias.

Milia mund të lidhet gjithashtu me gjendje të tjera shëndetësore, ilaçe të caktuara, probleme me lëkurën, si djegie, skuqje, madje edhe me tatuazhet. Në këtë arst ato mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit.

Si mund t’i trajtoni?

Nuk është i domosdoshëm trajtimi i këtyre njollave në fytyrë, pasi largohen vetvetiu brenda pak javësh ose muajsh. Por, nëse doni t’i largoni sa më shpejtë për arsye kozmetike, mund të konsultoheni me një dermatolog.

Shumë njerëz përdorin edhe kura natyrale, si uji i trëndafilit ose mjalti, megjithatë nuk ka të dhëna që funksionojnë vërtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy