Rama: Jemi i vetmi vend që nuk kemi rritur çmimin e energjisë elektrike

Rama: Jemi i vetmi vend që nuk kemi rritur çmimin e energjisë elektrike

Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria është ndër të paktat vende që nuk ka rritur çmimin e energjisë elektrike. Në konferencën e jashtëzakonshme, Rama tha se qeveria shqiptare ka ndërmarrë politika për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, jemi ndër vendet shumë të pakta që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që kam pasur me kolegët në vigjilie të këtij samiti, çështja themelore ka qenë pikërisht çështja e rritjes së çmimeve të energjisë që në vendet fqinje që nga Kosova lart dhe në Greqi poshtë apo në Itali ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë pastaj biznesit po e po. Ne jemi zotuar që do bëjmë çmos për ta mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë sepse jemi shumë të vetëdijshëm për efektin që ai ka dhe për goditjen psikologjike që sjell në tërësi. Për këtë kemi bërë dhe një ndrysim rrënjësor të gjithë skemës së trajtimit të eksportit dhe importit të energjisë dhe deri tani kemi arritur t’ia dalim, gjë që ndodh si rezultat i një sforcoje realisht të madhe nga ana e qeverisë.

Më vjen shumë keq që sot që një grup përfaqësues të komunitetit të biznesit kanë dalë me kërkesa a thua se sapo kanë zbritur nga Hëna edhe nuk kanë informacione për ngjarjet në tokë. Shpresoj të ketë qenë një inerci në një moment lajthitje sepse të dalësh sot dhe të kërkosh të tilla qiqra ndërkohë që një hell i nxehtë ka filluar të rrotullohet në ijet e Europës është diçka që vetëm këtu mund të bëjë vaki”, u shpreh kryeministri Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy